Ka nisur me një barazim aventura e përfaqësueses shpresa të 21-vjeçarëve për kualifikueset e Kampionatit Europian. Djemtë e trajnerit Alban Bushi barazuan me rezultatin 0-0 ndaj Estonisë. Shqipëria krijoi disa raste para portës kundërshtare.
Trajneri Bushi kishte bërë shumë zëvendësime në formacionin titullar, pasi shumë lojtarë ishin të dëmtuar. Kuqezinjtë e Bushit luajtën për 23 minuta më një lojtar më pak.
Zeka doli me karton të kuq në minutën e 67-të, vetëm 3 minuta pasi kishte hyrë në fushë. Gjithsesi Estonia nuk arriti të shfrytëzojë epërsinë numerike.
Tv Klan