Në ndeshjet e javës së nëntë në Kategorinë e Parë, Flamurtari ishte skuadra që përfitoi më shumë. Vlonjatët mposhtën Kastriotin dhe mbajnë vendin e parë në renditje, me24 pikë.
Vendi i dytë i takon Vorës me 22 pikë, që barazoi 1-1 me Besën e vendit të tretë. Në vendin e katërt renditet Burreli me 15 pikë, ndërsa ndjek Kastrioti me 13 pikë.
Lushnja dhe Pogradeci ndajnë vendin e gjashtë dhe shtatë me nga 12 pikë. Apolonia u ngjit në vendin e tetë me 9 pikë, po aq sa edhe Kukësi i vendit të nëntë.
Renditja mbyllet me Korabin me 8 pikë, Valbona me 5 pikë dhe Erzeni me 2 pikë.
/tvklan.al