Rafael de Freitas Silva është lojtari më i ri i Tiranës. Klubi bardheblu njoftoi firmën me mesfushorin brazilian, i cili vjen nga kampionati portugez.
Futbollisti 24-vjeçar nga viti 2022 ishte pjesë e Leixoes në kategorinë e dytë në Portugali, ndërsa më herët ka luajtur me Coimbra në Brazil.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Rafael De Freitas Silva. 24 vjeçari ka firmosur sot me klubin dhe do të jetë pjesë e kampit bardh e blu. Mesfushori do të dalë sot në seancën stërvitore për t’u prezantuar me skuadrën dhe stafin teknik. I urojmë suksese me fanellën”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Tirana po has vështirësi të mëdha këtë sezon, pasi mban vendin e parafundit dhe rrezikon mbijetesën. /tvklan.al