Është përfshirë nga zjarri një sipërfaqe toke bujqësorë në fshatin Moravë të Korçës. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Daniela Zisi zjarri ka rënë pasditen e kësaj të shtune.
Ndërkohë nuk dihen shkaqet, por mësohet se ka dhe banesa përreth vendit ku ka rënë zjarri. Forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët, ndërsa ndodhet edhe Policia për zbardhjen e rrethanave.
Sipas banorëve, dyshohet se u është vënë zjarri tokave ku është vjelë prodhimi dhe më pas zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke arritur deri tek magazinat ku mbahen lëndë drusore nga banorët.



/tvklan.al