Lajme Arkiva 2003
Kanë përfunduar ndeshjet e mbetura të javës së 3 të futbollit për grupin A1. Dinamo ka mposhtur Vllazninë dhe Qemal Stafën me rezultatin e pastër 3-0. Qosa ka kaluar dinamovitët në avantazh në minutën e 18 të takimit pas një depërtimi në zonën kundërshtare, ka çarë mbrojtjen e kuqe-bluve me 1-0.
Vllaznia fillon të tregojë shumë shpejt shenjat e lodhjes dhe është e paaftë të reagojë në minutat e para të pjesës së dytë Sokol Ishka i sapo futur në lojë jep një asist perfekt për Ziambon që shënoi me kokë. Në minutën e 86 të takimit është sërish Ziambo që shënon një tjetër gol me kokë me të vetmin ndryshim që këtë herë është servirur nga Qose.
Pas një fitore 3-0 Marko është i kënaqur me ekipin.
“Ishte një lojë jashtëzakonisht e mirë e skuadrës sonë shënuam 20 minutshin e parë, udhëhoqëm lojën”.
Teuta dhe partizani kanë ndarë nga një pikë në “Niko Dovana” të Durrësit, të kuqtë kaluan në avantazh me anë të Muzakës, por djemtë e detit kanë barazuar me një 11 metërsh në minutat e fundit të takimit. Elbasani ka triumfuar 5-0 ndaj Shkumbinit dhe Lushnja ka fituar pikët e para pasi ka fituar 1-0 ndaj Flamurtarit.
Në përfundim të kësaj jave kryesojnë dinamo dhe Tirana me pikë të plota, por Tirana kryeson më një golevarazh më të mirë. Partizani, Teuta dhe Elbasani ndajnë nga 7 pikë në vendin e dytë, më pas vjen Lushnja me tre pikë e ndjekur nga Besa me një pikë dhe në fund të tabelës gjendet Vllaznia, Shkumbini si edhe flamurtari që nuk kanë fituar ende asnjë pikë në këtë fillim kampionat./tvklna.al