Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me Ministrin e Rendit Publik, zotin Perikli Teta dhënë më 14 Shtator.

Perikli Teta, Ministri i Rendit Publik:- “Gjendja më e fundit në Shqipëri dhe në Tiranë është kjo. Une jam Ministri i Rendit Publik, jam i ulur këtu ku më shihni, nuk kam lëvizur nga karrigia dhe e gjithë Policia është në zbatim të detyrave, në Ministrinë e Rendit, në Prefekturën e Tiranës dhe në të gjithë prefekturat në rrethe. Deklaroj, i bëj thirrje të gjithe popullit shqiptar të ruajë institucionet, të mbrojë shtetin, nuk mund të bëhet Shqipëria shtet i dhunës, djegieve dhe i plaçkitjeve. Unë deklaroj në emër të Policisë, sepse Policia Shqiptare nuk do të lejojë askënd që të dhunojë institucionet. Ne do t’i mbrojmë institucionet me gjak, duke filluar që nga une”.

Gazetari:- Mund të na shpjegoni si ndodhi sot që nga mëngjesi që u dogj Kryeministria?

Perikli Teta, Ministri i Rendit Publik:- Kryeministria është djegur nga grupe vandaliste dhe kriminale. Të gjithë janë filmuar, të gjithë do shkojnë në gjyq dhe të gjithë do përgjigjen. Shteti duhet të ekzistojë dhe Shqiperia do të vazhdojë të ekzistoje. Sejcili duhet të mbajë përgjegjësinë e tij dhe Shqipëria nuk është shtet i bananeve, nuk është lëkurë bananesh, por është një shtet demokratik, është një shtet evropian dhe shqiptarët nuk duhet të kenë frikë të jetojnë në këtë shtet”.

Gazetari:- Keni informacione ju për aktet kriminale që kanë ndodhur sot në Tiranë, flas për grabitjet?

Perikli Teta, Ministri i Rendit Publik:- “Unë kam informacion për çdo gjë, kam të filmuar çdo gjë, por nuk është koha të merremi me këto. Sot koha është për t’i bërë thirrje gjithë shqiptarëve për qetësi, për gjakftohtësi, të ruajmë shtetin, të shpetojmë Shqipërinë, të shpëtojmë fëmijët tanë, të krijojmë një vend të qetë, të ndjekim vendet evropiane dhe të bëhemi njerëz. Nuk bëhet Shqipëria me gjak dhe me kallashnikov”.

Gazetari:- Nëqoftëse do të sulmohen prapë institucionet ose pjesë të tjera çfarë do të bëjë Policia?

Perikli Teta, Ministri i Rendit Publik:- “Policia duke filluar nga unë do jetë në krye të mbrojtjes së institucioneve. Unë do jem në ballë të tyre”.

Gazetari:- Ka urdhër për të qëlluar pa paralajmerim?

Perikli Teta, Ministri i Rendit Publik:- “Ka urdhër dhe ka një ligj për përdorimin e armëve duke filluar nga unë e gjithë të tjerët”.

Gazetari:- Para pak minutash Policia ka dale ne rruge cfare do te behet me tej?

Perikli Teta, Ministri i Rendit Publik:- “Policia ka dalë në rrugë që në mëngjes dhe vazhdon detyrat e saj, është e lodhur, është e cfilitur dhe do zbatojë dispozitat ligjore në fuqi”.

Gazetari:- Jeta e qytetareve eshte e siguruar apo?

Perikli Teta, Ministri i Rendit Publik:- “Nuk ka dyshim. Ne kemi një Polici që është e gatshme të mbrojë këtë shtet dhe me njerëz të devotshëm me trima dhe me patriotë. Të gjithë kriminelet do të gjejnë vendin e tyre në kohën e përshtatshme”.

Gazetari:- Lidhur me informacionin mbi Televizionin Shqiptar, si është situata atje?

Perikli Teta, Ministri i Rendit Publik:- “Edhe Televizioni Shqiptar do të bëhet televizion i përgjegjshëm shumë shpejt”./tvklan.al