Farmacistja Teuta Maçi ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan. Farmacistja dha këshilla se si t’i përgatisim fëmijët në nisje të këtij viti të ri shkollor.

Siç mund të ndodhë shpesh, fëmijët mund të marrin virozë dhe Maçi renditi listën e produkteve që duhet të jenë me patjetër në çdo rast në shtëpi.

“Paracetamol, ibuprofen për të ulur temperaturën. Një sprej për hundët për fëmijët mbi 2 vjeç të pështatshëm sipas moshës për t’ia zhbllokuar. Sprej me ilaç brenda sepse ka dhe sprej me ujë deti që u përdoren fëmijëve që në moshë të vogël. Po flasim për sprej që zhbllokojnë. Patjetër probiotikët sepse  rregullojnë florën bakteriale dhe janë shumë të rëndësishë. Anti –histameninikët në rastin e një alergjie të mundshme dhe elektrolitetet në rast kur ka të vjella. Ato shkojnë me probiotikët kur ka probleme me traktin intestinal, me të vjella, me diarre”, tha ajo./tvklan.al