Shirat e ditëve të fundit kanë provokuar përmbytje të pjesëshme në Elbasan. Banorët e një prej lagjeve fare pranë qytetit janë detyruar të braktisin shtëpitë për shkak të ujrave që zbresin nga përroi që zbret nga kodrat që ndodhen jo shumë larg nga vendbanimet e tyre. Sipas banorëve përmbytjet kanë ardhur si pasojë e mosfunksionimit të kanalizimeve të cilëve i janë shkaktuar edhe mjaft dëme materiale. Gjithashtu edhe në fshatrat e rrethit të Elbasanit njoftohet për përmbytje nga shirat, dëme të mëdha ka pasur edhe në blegtori dhe buqësi.

Në Gjirokastër një stacion elektrik rrezikon të përmbytet nga prurjet e lumit Drino. Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut janë çarë digat e shtratit të këtij lumi. Prurja e inerteve ka bërë që niveli i lumuit të jetë i njëjtë me atë të tokave përreth dhe pothuajse i barabartë me bazamentin e nënstacionit elektrik. Nëse nuk merren masa për ndalimin e vërshimit të ujrave në stacionin elektrik të Gjirokastrës, banorët e këtij qyteti do të qëndrojnë pa energji elektrike.

Çelja e një fondi prej 65 milion lekësh dhe fillimi i punimeve në Syrin e Kalter ka bërë të mundur që kësaj pike turistike ti kthehet normaliteti i mëparshëm. Ekskavatori ka filluar punën për heqjen e inerteve në thellësi të burimit si dhe duke pastruar të gjithë ambientin përreth. Edhe në këto pak punime që janë kryer duket qartë se Syrit të Kaltër po i kthehet ajo bukuri e mëparshme../tvklan.al