Bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-ministri Lleshaj në një postim në Facebook, ku njofton ndarjen nga jeta të bashkëshortes Violeta Lleshaj.

“Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetin dhe fisnikërinë saj të pafundme”, ka shkruar ish-ministri Lleshaj në postimin e tij në rrjetet sociale.

Sandër Lleshaj ka qenë ministër i Brendshëm në periudhën 2018-2020.

Postimi i plotë i Sandër Lleshaj:

Të dashur miq,

Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme.

Nderimet e fundit do të kryhen pranë Shtëpisë së Funeraleve ALBA 2000 në rrugën e Durrësit në Tiranë, duke filluar nga ora 11:00 e datës 03. 02. 2025.

Varrimi do të kryhet në Varrezat e Maminasit në orën 12:00 të datës 04.02.2025.

Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë Leta!

/tvklan.al