Liqeni artificial i Tiranës ka filluar të pastrohet nga ndotja e shkaktuar pak kohë më parë, nga persona ende të paidentifikuar. Megjithatë specialistët të cilët vazhdojnë të marrin analiza të ujit të liqenit shprehen se qytetarët nuk duhet të kenë kontakt me ujin se ai është akoma i ndotur.
Mhill Gecaj: “Aktualisht situata është pak më e përmirësuar, pra siç duket kjo ka ndodhur si pasojë e shkarkimit të një pjese të ujit që është bërë besoj me hapjen e portës është gjë që duket edhe me sy. Unë gjej rastin të theksoj akoma që qytetarët nuk duhet të lahen në këtë liqen për arsye se akoma nuk kanë dalë analizat përfundimtare laboratorike, pra kemi të bëjmë me substanca të tjera përveç atyre që ne i kemi konstatuar. Ne edhe sot kemi marrë analiza, edhe dje kemi marrë analiza laboratorike. Aktualisht kemi pothuajse të njëjtat kuota standarde, pra të njëjtin nivel standard të analizave bakteorologjike, nuk kemi rritje për momentin të amoniakut, p.h. është në vlerat normale.”
Nga ana tjetër me ane të një kallëzimi nga agjencia rajonale e mjedisit , prokuroria e përgjithshme po merret me gjetjen e autorëve te kësaj masakre ekologjike që ju bë liqenit artificial të Tiranës./tvklan.al
Gazetare Brunilda Cami