Trajneri Roberto Mancini po përballet me një situatë të vështirë në drejtimin e kombëtares së Arabisë Saudite.  

Tekniku italian, kishte një përplasje në distancë me një tifoz, pas barazimit pa gola ndaj Bahreinit, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Mancini nuk i priti mirë kritikat nga një tifoz në shkallët e stadiumit dhe iu kthye atij me fjalë të ashpra.

Me një fitore, një humbje dhe dy barazime, Arabia Saudite rrezikon të mos kualifikohet në Botëror dhe kjo do të sillte pasoja për italianin.

Mancini rrezikon shkarkimin dhe kjo u konfirmua nga vetë kreu i Federatës Saudite, Yasser Al Misehal.

“Duhet t’u kërkojmë falje tifozëve tanë që na mbështesin. Është një situatë e papranueshme , ne kemi marrë vetëm dy pikë në tre ndeshjet e fundit në shtëpi. Ne do të marrim një vendim”, tha ai.

Mancini ka kontratë me Arabinë Saudite deri në vitin 2027, nga e cila përfiton 18 milionë euro në sezon. /tvklan.al