Milani triumfoi ndaj Parmës me rezultatin 3-2, pas një përmbysje të çmendur në shtesë. Megjithatë, një rast i pazakontë i ndodhur në fund të takimit, ka tërhequr vëmendje të madhe.

Trajneri Sergio Conceicao, kishte një përplasje të ashpër me mbrojtësin e djathtë, Davide Calabria. Në nerva e sipër, palët nuk u kursyen ndaj njëri-tjetrit, duke kaluar në shtyrje fizike.

Duhej ndërhyrja e lojtarëve të tjerë dhe stafit, për të qetësuar situatën dhe për të mos agravuar më tej.

Nuk dihen ende arsyet e kësaj përplasje të ashpër mes trajnerit dhe mbrojtësit, i cili sot luajti si titullar. /tvklan.al