Disa federata kundër mënyrës së zgjedhjes së Komitetit Teknik
Ndërsa Superliga ka probleme me kërkesat që i drejton qeverisë që sollën bojkotin e kampionatit, në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar ka mosmarrveshje mes anëtarëve të tij. Asambleja e Jashtëzkonshme më 9 shkurt vendosi që të organizoheshin zgjedhjet për të përcatuar skrukturat e reja drejtuese deri në fund të këtij viti.
Por më parë duhet ndryshuar statuti i KOKSH-it nga një Komitet Teknik. Ky komitet tashmë është zgjedhur, por mënyra si është vepruar nuk pranohet nga disa anëtarë mes tyre dhe Federata Shqiptare e Futbollit. Presidenti i saj Armand Duka thotë se duhen persona të paanshëm në Komitetin Teknik.
“Ata vazhdojnë dhe kërkojnë ta mbajnë peng atë dhe të mos bëjnë atë që u vendos me rezolutë. Duan që ta bëjnë vetë statutin, t’i bëjnë vetë rregullat e lojës dhe të zgjidhen po vetë, ndërsa ne themi që rregullat t’i bëjë një palë e paanshme, e cila nuk ka ambicie për të zgjedhur nuk ka asnjë lloj intersi për Komitetin Olimpik”, shprehet Armand Duka.
Zv/Presidenti i KOKSH-it, Vojo Malo i cili është edhe pjesë e këtij Komiteti Teknik për ndryshimin e statutit thotë se për këtë vendosi shumica. “Komiteti Ekzekutiv vendosi që të krijohet Komiteti Teknik që të punojë për realizimin e ndryshimeve të nevojshme të statutit, shumica e anëtarëve vendosi që të krijohet komiteti teknik, një pjesë e anëtarëve që janë pakica kishin mendim ndryshe, por në fund të fundit vendoset siç mendon shumica”, thotë Malo.
Funksionimi i rregullt i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar është kusht që sportistët tanë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios, që do të zhvillohen në verën e 2021.
Tv Klan