Përplasjet mazhorancë-opozitë jo pak herë e kane pozicionuar klasën politike ne llogoret e debatit, qe ka përvijuar për njërën pale ne vënësin e kushteve me argumentin pa kthim pas, ndërsa për palën tjetër i legjitimuar ne te drejtën që i jep kushtetuta dhe ligjet e shtetit, por ultimatumet nëse do t’i quanim te tilla nuk kanë qenë te pakta ne katër vite te qeverisjes se djathtë.
Mjafton te kujtojmë kushtet e vena se fundmi nga socialistët për procesin e pajisjes se qytetareve me kartat e reja te identitetit, për të kuptuar se mungesa e një konsensusi, që pjesërisht duket se po shkon drejt arritjes, i mbajti për disa jave me radhë deputetët e selisë roze jashtë dyerve te kuvendit.
Valentina Leskaj: “Po i biem edhe një herë kambanës së alarmit duke deklaruar që zgjedhjet janë rrezik dhe duke dalë nga parlamenti për këtë çështje.”
Kastriot Islami: “I propozoj kryeministrit Berisha të pranojë pa asnjë hezitim dhe brenda dy-tre ditëve heqjen e taksës së votës dhe njëkohësisht e garantoj se opozita nuk ka asnjë kërkesë tjetër për kartat e identitetit”.
Fatmir Xhafaj: “Votuesi të shkojë drejtpërdrejt të stacioni i aplikimit pa qenë i detyruar të shkojë te zyra e bashkisë, të zyra e komunës, te zyra e pensioneve apo tek posta e kryeministrit”.
Por ultimatumet e ditëve te fundit te opozitës nuk janë te vetmet gjate katër viteve te qeverisjes për mazhorancën e djathtë.
Mjafton te përmendim qëndrimin e mbajtur ne vitin 2007, kohe kur demokratët iniciuan një komisionin hetimor për ish-kryeprokurorin Sollaku. Asokohe opozita u betua për bojkot te reformës ne drejtësi.
Valentina Leskaj: “Nëse mazhoranca do të vazhdojë në këtë rrugë natyrisht që ajo bëhet përgjegjëse për dështimin e reformës dhe për prishje të njëanshme të konsensusit”.
Shtatorin e një viti më pas Rama do t’i jepte një tjetër ultimatum kryeministrit Berisha për të tërhequr nismën e ndërmarrë në lidhje me projektligjin për prokurorinë.
Edi Rama: “Ne i japim kryeministrit 30 ditë afat për ta bërë këtë hapur, qartë, pa asnjë shteg për kthim mbrapa”.
Ndërkohë ne tryezën për konsensus ishte hedhur dhe një tjetër ligj po aq i rëndësishëm sa ai i organit te akuzës, që do te përcaktonte rregulla te reja loje ne zgjedhjet e Qershorit.
Kodi i ri elektoral qe i uli palët ne një tryeze për te diskutuar ne 18 Dhjetor te 2008 do të shënonte kushtin e radhës qe opozita do t’i vinte qeverise.
Valentina Leskaj: “Grupi parlamentar i Partisë Socialiste nuk do të jetë në seancë për të votuar asnjë ligj përsa kohë që në këtë parlament do vijë dekreti i presidentit”.
Por koha kaloi shpejt dhe pak dite me vone dekreti i kreut te shtetit mori konsensusin e te mëdhenjve duke shënuar kështu dhe tërheqjen e radhës se disatë te opozitës, ashtu si dhe ligji për prokurorinë, apo se fundmi me negociatat e eksperteve për çështjen e kartave te identitetit, qe duket se zbuten klimën politike të tensionuar ne vend./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro