Britani- Nuk ka qenë aspak e lehtë për një 15-vjeçare t’i japë përfaqimin e fundit të dashurit të saj. Ky që shihni në këtë foto është një nga momentet më të vështira për Stephanie Ray, e cila duhet të përqafonte për herë të fundit të dashurin e saj, Blake Ward, pasi aparaturat të cilat po e mbani në jetë do të fikeshin.
16-vjeçari, ishtë në plazhin Tywyn, në Uells me familjen e tij dhe ajo ishte dita e fundit, pasi ai u mbyt. Edhe pse është dërguar menjëherë në spital, ai nuk mundi dot të mbijetonte.
Nëna e saj, Becky, ka shprehur dhimbjen për humbjen e djalit duke njoftuar për ndarjen e tij nga jeta. “
Djaloshi ynë i bukur, trim, zemërmirë, dhe i zgjuar ka vdekur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:03. Doktorët nuk kanë dhënë asnjë shpresë, prandaj ata janë detyruar të fikin aparaturat,
ka thënë ajo./tvklan.al