Lajme Arkiva 2003

Persona të pajisur me armë automatike kanë dëmtuar mbrëmë rreth orës 23:30 të sulmojnë fabrikën e çimentos në fshatin Zallë në periferi të Fushë Krujës. Personi i parë që hyri i armatosur ka hasur në rezistencë ka qenë roja i hyrjes kryesore të fabrikës i cili i është kundërpërgjigjur me breshëri automatiku.

Rojet e fabrikës kanë njoftuar menjëherë policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet e fshatit. Po ashtu janë ushtruar kontrolle në shumë shtëpi të fshatit ku dyshohej për persona që mund të kenë marrë pjesë në këtë akt.

Sipas banorëve mendohet se ky sulm kundër Fabrikës së Çimentos ka lidhje me mospagimin e tokës ndaj pronarëve si nga shteti ashtu edhe nga pronari i fabrikës. Policia ka ndaluar një numër të madh personash emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur e po ashtu po vazhdon hetimet për zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al