Kryeministri shqiptar Fatos Nano ka marrë pjesë në përpurimin e tre agjencive partnere me biznesin: Agjencia për nxitjen e investimeve të huaja, ajo e nxitjes së eksporteve, si dhe agjencia për ndërmarrjet e vogla dhe së mesme, kanë fillaur sot funksionimin e tyre me qëllim thithjen e investitorve të huaj si dhe kordinimin në dobi të biznesit në vënd. Në ceremoni merrnin pjesë ministri i ekonomisë Angjeli si dhe mjaft biznesmenë dhe investitorë të huaj të cilët kryeministri i ka sigurar se qeveria shqiptare konsideron si parsore mbështetjen për biznesin.
Fatos Nano: “Ka vite që investitorët e huaj kanë bërë të qartë që preferojnë të investojnë në vënde me stabilitet politik dhe ekonomik afatgjatë dhe që zbatojnë politika që e sjellin organizimin e institucioneve dhe të tregjeve të vëndit në standartet e tregjeve globale. Prandaj ne i synojmë dhe do t’i ralizojmë kto parametra dhe forma që janë objektivat kryesore të programit të qeverisë.”
Në fjalën e tij kryeministri ka deklaruar se qeveria shqiptare ka projekte konkrete për privatizimin e kompanive të mëdha si Insig (INSIG) dhe Albtelekom (ALBtelecom). /tvklan.al