Franca dhe Belgjika takohen në raundet e eliminimit të Euro 2024 këtë pasdite në një përplasje për “peshat e rënda” mes shteteve fqinje.

Të renditura e dyta dhe e treta në botë nga FIFA, pritet një ndeshje e madhe mes dy skuadrave që do të kërkojnë të paraqiten më mirë krahasuar me ndeshjet në fazën e grupeve.

Francë 6-3 Belgjikë – Kualifikueset e Kupës së Botës (1956)

Franca dhe Belgjika ranë në të njëjtin grup në kualifikueset e Kupës së Botës 1958, në një grup me tre ekipe, së bashku me islandën.

U shënuan 41 gola në 6 ndeshjet midis skuadrave, duke përfshirë një thriller me nëntë gola midis Francës dhe Belgjikës, ndeshja që nisi grupin.

Thadée Cisowski, i lindur në Poloni, shënoi 5 herë për Francën, duke përfshirë një “hat-trick” në pjesën e parë. Cisoëski shënoi 11 gola në 13 paraqitje për Francën, por nuk luajti kurrë në Kupën e Botës për shkak të lëndimeve.

Në mënyrë të pabesueshme, ndeshja e luajtur në Belgjikë përfundoi pa gola.

Francë 5-0 Belgjikë – Faza e grupeve të Kampionatit Evropian (1984)

Michel Platini ishte nje gna yjet e futbollin evropian gjatë fillimit të viteve tetëdhjetë dhe Euro ’84 ishte zeniti i kohës së “Le Roi (Mbreti) me transalpinwt.

Platini ishte frymëzimi për një sukses të parë të turneut të madh në tokën vendase, duke shënuar nëntë gola në pesë ndeshje, ndërsa Franca u kurorëzua kampione evropiane për herë të parë. Pasi shënoi golin vendimtar në një fitore 1-0 ndaj Danimarkës, Platini bëri një paraqitje të paharrueshme pasi Franca mposhti Belgjikën në ndeshjen e tyre të radhës.

Mesfushori shënoi një “hat-trick” të përsosur ndërsa Franca mposhti kundërshtarin e saj, përpara se të shënonte përsëri 3 gola kundër Jugosllavisë në ndeshjen e tyre të tretë në grup. Golat e mëtejshëm në gjysmëfinale – një fitues i kohës shtesë në minutën e 119-të kundër Portugalisë – dhe finalja vulosën turneun e Platinit si Euro 1984.

Belgjikë 2-4 Francë – Play-off për vendin e tretë të Kupës së Botës (1986)

Dy vjet më vonë, Belgjika dhe Franca u takuan përsëri në një turne të madh. Secili kishte dalë në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Turneu do të përfundonte me një play-off t për vendin e tretë.

Gjashtë gola u realizuan në Estadio Cuauhtémoc në Meksikë, me Francën që pretendonte një vend në podium me një fitore në kohën shtesë.

Francë 3-4 Belgjikë – Miqësore (2015)

Belgjika e forcoi reputacionin e saj si ekip; i fortë pasi mundi Francën në Saint-Denis.

Francë 1-0 Belgjikë – gjysmëfinale e Kupës së Botës (2018)

“Brezi i Artë” i Belgjikës arriti sërish në një gjysmëfinale të Kupës së Botës në 2028, plot 32 vite pas gjysmëfinales së 1986.

Belgjika kishte impresionuar kur mundi Brazilin dhe ishte skuadra më e mirë për pjesën më të madhe të ndeshjes gjysmëfinale. Por humbi përballë francezëve pasi Samuel Umtiti shënoi me një goditje me kokë nga goditja e këndit e Antoine Griezmann.

“Djajtë e Kuq” nuk ishin në gjendje të gjenin një gol për t’u rikthyer në lojë pasi Hugo Lloris i mohoi Axel Witsel dhe Toby AlderWeireld mundësinë për të shënuar.

/tvklan.al