Aktore të njohura nga vendi ynë, por edhe nga rajoni u bënë bashkë për të sjellë në Korçë veprën dramatike ‘Pëshpërima’.

Shfaqja sjell histori të ndryshme të grave që nuk dorëzohen përballë dhunës. Historitë janë nga më të dhimbshmet, ndërsa përcillet mesazhi që gratë duhet të qëndrojnë të forta. Regjisorja Adriada Dervishi tregon edhe arsyen pse është zgjedhur ky titull.

“Pëshpërima të grave, histori të vërteta që nuk janë më, kanë lënë gjurmë dhe të tjera që janë pasardhëse të këtyrë pëshpërimave duke u bërë bashkë me idenë për të dhënë një zë më të fortë.”

Vetë aktoret japin mesazhin që duhet ti thuhet stop dhunës.

“Është një emocion shumë i madh dhe do doja që shfaqje të tilla të ishin në çdo cep të çdo qyteti. Uroj që nëpërmjet artit të zbusim sadopak gjithë këtë gjuhë, dhunë. Jo vetëm gjuhë, por veprime të tmerrshme kundrejt grave.”

“Historitë janë të tirshta, të dhimbshme, të frikshme, por edhe të bukura dhe sigurisht që nëpërmjët tyre ne do ta përcjellim këtë mesazh që përkon pikërisht me luftën kundër dhunës me bazë gjinore. Mos e prek gruan, vajzën.”

Pjesë e kastit ishin edhe aktore nga Kosova e Serbia.

“Nesër do të qëndroj e ta shoh Korçën se këto 2-3 ditë kemi qenë duke punuar gjithë kohës me këtë ambjent kaq të bukur saqë më duket sikur jemi në Londër.”

Shfaqja erdhi edhe në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore.

Klan News