Mario Çela, vëllai i Suel Çelës kreut të organizatës kriminale të Elbasanit që u godit nga SPAK, është arrestuar në Belgjikë.
Arrestimi i tij vjen në kuadër të operacionit të SPAK, i cili lëshoi një ditë më parë (25 Nëntor) 21 urdhër-arreste, mes të cilave edhe Mario Çelën.
Vëllai i tij, Suel Çela, njëherësh kreu i organizatës kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës, është ende në arrati.
SPAK bëri me dije në njoftimin zyrtar se Suel Çela është përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave.
/tvklan.al