Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ka bërë thirrje kolegjit zgjedhor të shqyrtojë vetëm duke u bazuar në ligj ankimimet e subjekteve politike për zgjedhjet e 28 Qershorit.

Ky apel vjen në një kohë ku sipas Vasilit vihet re një tendencë për presion politik, jo vetëm ndaj kolegjit por edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Petrit Vasili: “Jemi këtu për t’i bërë thirrje kolegjit zgjedhor në këtë moment, që në veprimtarinë e tij të udhëhiqet vetëm nga ligji dhe Kodi Zgjedhor dhe të mos influencohet nga asnjë lloj presioni apo kombinacioni politik ngado që ai të vijë. Pavarësisht nga rezervat që LSI ka për zgjedhjet dhe standardet e tyre ne kemi respektuar institucionet që ngarkon ligji si KQZ ashtu dhe Kolegji zgjedhor. Këto institucione siç dihet janë ndërtuar nëpërmjet konsensusit të gjerë të PS-së dhe asaj Demokratike dhe si të tilla duhen respektuar me qetësi si funksionimi ashtu edhe vendimet e tyre duke u distancuar prerë dhe qartë nga presionet e njëanshme dhe anakronike për qëllime të përfitimit të ngushte partiak në dëm të stabilitetit dhe të interesit të vendit”.

Gjatë konferencës për shtyp si përgjigje ndaj interesit të gazetareve sekretari i përgjithshëm i LSI komentoi dhe një deklarim të kreut të PS-së, Edi Rama. Ky i fundit e ka cilësuar marrëveshjen Berisha-Meta për qeverisje martese mes dy liderëve.

Petrit Vasili: “Më thënë të vërtetën zoti Rama e ka të pa mundur të shkëputet nga para-politika. Por edhe kur e bënë atë, prapë e ka të pa mundur që të dal nga dëshira e tij për të interpretuar në mënyrë erotike si marrëdhënie midis meshkujve të gjitha vendimet institucionale politike”./tvklan.al