Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në zyrat e selisë rozë, ka rifilluar veprimtaria politike për vitin 2001. Hallexhinjtë kanë shpejtuar hapin drejt dyerve të partisë më të madhe në pushtet, duke përsëritu të njëjtat kërkesa për administratën, për punë, shtëpi dhe shkollim të fëmijëve. Sekretarët Ruçi, Dade, Koçi e Rama, kanë nisur të punojnë për kalendarin politik të viti që sapo ka nisur, me objektiv kryesor fitoren me 60% në zgjedhjet parlamentare.

Në forumet drejtuese socialiste do të nis fushata e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet thekson sekretari organizativ Petro Koçi, i cili beson në bashkëpunimin me aleatët, gjatë fushatës elektorale.

Petro Koçi:- “Ne vazhdimisht kemi qenë të prirur nga bashkëqeverisja, sidomos me ato forca politike që janë më afër programit tonë. Duke qenë se zgjedhjet e vitit 2001, janë shumë të rëndësishme dhe për ata. Besojmë në ndryshime pozitive drejt kandidimeve, që çojnë në një fitore të madhe të PS dhe të aleatëve të saj”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame