Komisioni evropian vlerësoi punën dhe angazhimin e qeverise shqiptare për plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave dhe integrimin e Shqipërisë ne BE.
Pierre Mirel, drejtor për Ballkanin Perëndimor ne KE, tha sot ne Tiranë se puna e deritanishme e qeverise do te beje te mundur marrjen e vendimeve te mëdha për vendin tone ne muajt qe vijnë.
Pierre Mirel: “Këtë vit kemi parë zhvillime tepër të rëndësishme përsa i përket marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Marrëveshja e Asociim-Stabilizimit ka hyrë në fuqi. Ne kemi parë angazhim tepër të madh të qeverisë shqiptare për integrimin në Bashkimin Evropian dhe ky angazhim ka dhënë frytet e veta. Këtu e kam fjalën për vendimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm në 16 Nëntor, me anë të secilit i është kërkuar komisionit evropian të përgatisë një opinion të tijin për Shqipërinë. Që nga ky moment marrëdhënia jonë po hyn në një fazë të re. Shqipëria nuk është më një vend që ka një marrëveshje dypalëshe, por ajo ka hyrë në një proces ku qëllimi i fundit është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Shqipëria ka intensifikuar përpjekjet e saj që të përmbushë standardet për liberalizimin e vizave. Deri më tani është bërë një progres mjaft i mirë dhe ne jemi të sigurt se në qoftë se përmbushen këto kërkesa ne do të jemi në pozitë të rekomandojmë heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2010.
Ndërsa kryeministri Berisha tha se Shqipëria si një vend ku 96% e popullsisë kërkon hyrjen ne BE do te përmbushë te gjitha direktivat dhe standardet për integrim sa me te shpejte.
Sali Berisha: “Me 16 Nëntor këshilli i ministrave të BE mori vendimin më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, në historinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Evropian vendimin për të pranuar kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Unë do t’ju garantoj se ne e marrim këtë si përgjegjësinë më të madhe ndaj qytetarëve tanë, por dhe ndaj Bashkimit Evropian si detyrimin më madhor për të proceduar me një univers të tërë reformash, në mënyrë që standardet, praktikat akit, komunitare, demokracia, rregullat e saj, ekonomia e tregut, rregullat e saj të bëhen gjithnjë e më të prekshme për qytetarët shqiptarë dhe më konkrete, kështu që ne nuk do të lejmë përpjekje pa bërë ky proces të jetë tërësisht një proces i bazuar në meritë. Ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen që kemi gjetur nga ju për problemin e liberalizimit të vizave dhe u garantoj unë ju se ne me seriozitetin më të madh do të përmbushim çdo detyrim që vjen nga ky proces”.
Këto deklarata u bene ne ceremoninë inauguruese te qendrës se informacionit te Bashkimit Evropian.
Qendra e Informacionit te Bashkimit Evropian do te shërbeje si zyre informimi dhe aktivitetesh falas për te gjithë qytetaret, te cilët do te mund te mësojnë me shume drejt bllokut 27 vendesh./tvklan.al
Gazetar: Julian Kasapi