Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Pika kufitare e Hanit të Hotit në veri të vendit zhurmon përditë nga ardhjet e shumta të shqiptarëve nga Kosova. Mesatarisht gjatë kësaj jave përmes kësaj pike kanë hyrë rreth 800 vetë në ditë, ndërkohë që udhëtimi i tyre drejt Shkodrës është një torrurë e tmerrshme.
Në këtë pikë kufitare autoritetet malazeze nuk kanë sjellë probleme, ndërkohë që të ardhurit nga Kosova kanë qenë të detyruar të bëjnë kilometra të tëra për të mbrritur në kufirin shqiptar. Mbi një mijë të ardhurit e çdo dite sistemohen paraprakisht në pallatin e sportit të qytetit, në disa konvikte si dhe disa institucione të tjera.
Mirpo fliksin në shtim e bëjnë edhe më kritike gjendjen për tu përballuar me ushqim dhe strehim për gjithë të ardhurit shprehen autoritetet locale./tvklan.al
Gazetar – Aleksandër Çipa