Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Një vit pas krizës së refugjatëve kosovarë të zhvendosur në shqipëri, gjurmët e tyre janë shndërruar tashmë në inisiativa konkrete në shërbim të banorëve ku ata u strehuan. Në fashtin Shënavlash në rrethin e Durrësit sot është përuruar qendra sociale e financuar nga shoqata e Karitasit dhe shoqëria industrisë gjermane me një vlerë prej 2 milion marka.
Rreth 70 njerëz që kanë banuar më parë në kushte çnjerëzore. Një fushë pranë një kanali ku derdhen mbeturinat e një fabrike lëkure, janë zhvendosur në bllokun e kontenierve pranë qendrës së re sociale. Ndërkohë në këtë qendër do të strehoen edhe 8 familje refugjatësh kosovarë, të cilët nuk kanë mundur të kthehen ende në Kosovë.
Në ceremoninë festive të përurimit të qendrës së re sociale të fashtit Shënavlash, ishin të pranishëm presidenti i republikës Rexhep Mejdani, ministry i Rendit Spartak Poçi dhe ministri gjerman i rendit Otto Shili.
Krahas përkujdesjes sociale kjo qendër do tu afrojë banorëve furnizim me ushqime dhe përkujdesje psiko-sociale të traumatizuarve./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame