Lajme Arkiva 2003
Punojnë prej vitesh këto lavatriçe që gërryejnë shtretërit e lumenjve, por kryeqyteti tre i ka problematike dhe të jashtëligjshme.
Për herë të dytë brenda një viti, policia ndërtimore dhe të tjera që synojnë bllokimin e pikave inerte të palicensuara kanë arritur të shkatërrojnë mjetet e sekuestrojnë disa makineri të firmës Dajlani përgjatë lumit Erzen.
Në këtë aksion janë përfshirë përveç ndërtimorëve edhe këshilli kombëtar i ujit, policia elektrike, ajo tatimore dhe ndërhyrja e shpejtë. Askush nuk është përgjigjur për këtë pikë inerte, por as prishjes së makinerive është dëgjuar zëri i tyre.
“Dy janë momentet që po ndërhyjmë sot. Momenti i parë është nyjet që janë pa leje ndërtimi dhe të tilla janë këto të dyja këtu. Ka edhe dy, një në lumin Terkuzë dhe një te ura e Tapizës, në të cilat do të ndërhyhet në ditët e ardhshme. Objekti i dytë i ndërhyrjes sonë janë mjetet që punojnë pirate, që punojnë pa leje. Siç e pat ka disa mjete që nuk janë të firmave, por që janë pirat të cilët i prishin shumë punë firmave të licesuara dhe shfrytëzimit të lumit sepse shfrytëzojnë në mënyrë pa studime”.
“Pra operojmë në rrugë ligjore, bëjmë bllokimin, vendosim gjoba, propozojmë heqje licence”.
A do të vijmë edhe njëherë tjetër te kjo firmë ne sërish me ju për ta bllokuar për të tretën herë apo jo?
“Ne do ta mbajmë në mbikëqyrje padiskutim dhe themi se do të jetë hera e fundit, besoj”.
Këto pika të shfrytëzimit të inerteve bllokohen për mungesë leje ndërtimi, sanksioni për të cilën është prishja. Njëkohësisht vendosen gjoba ku shfrytëzohen zona të pamiratuara./tvklan.al