Lajme Arkiva 2003
Ardit Pulaj: Sot në rubrikën “Pikat mbi i” do i kushtojmë vëmendje prapë ngjarjes së mbrëmshme në parlament. fillimisht duhet të lexoj një njoftim të departamentit të informacionit të Tv Klan:“Departamenti i informacionit i Tv Klan i kërkon njdesë shikuesve të ekranit kombëtar ë të madh në vend për shkak se për arsye që nuk vareshin nga ne nuk mundëm të realizojmë një transmetim normal të seancës së mbrëmshme parlamentare mbi kërkesën e opozitës për formimin e një komisioni hetimor përë kryebashkiakun e Tiranës Edi Rama. Tv Klan kishte marrë të gjitha lejet e nevojshme për të realizuar një transmetim normal por ishte ndërhyrja e rojeve të parlamentit të cilët fizikisht ndërhynë mbi operatorët tanë dhe i nxorën ata jashtë, kur kryetari i kuvendit Pëllumbi njoftoi për 15 minuta pushim. Operatorët as nuk u njoftuan dhe nuk u lejuan të qëndrojnë në sallë për të bërë detyrën e tyre për informimin publik të shikuesve. Tv Klan e konsideron këtë një shkelje flagrante të të drejtës për informimin publik të shikuesve si edhe shkelje të Kushtetutës dhe rregullores së parlamentit, televizioni Klan tentoi të takonte për një prononcim kryetarin e kuvendit Servet Pëllumbi si dhe nënkryetaren Makbule Çeço, por pa rezultat”. I vetmi autoritet që pranoi të komunikonte m lajmet tona është nënkryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, e cila gjendet sonte në studion tonë të lajmeve. Mirëmbrëma zonja Topalli! Atëherë çfarë thotë rregullorja e kuvendit në raste të tilla dhe a mund të na sillni më shumë hollësi përse ndodhi kjo gjë?
Jozefina Topalli: Rregullorja është shumë e qartë në raport me seancat kur ato zhvillohen. Kuvendi zhvillon seancat e hapura në raste të veçanta kur diskutohet për çështje të mëdha të sigurimit kombëtar, apo ndonjë çështje që kuvendi në mazhorancë e mendon se është më e logjikshme mos prania e mediave atëherë diskutohet, hidhet në votim dhe vetëm me shumicën e votave mund të arrihet që seanca plenare, por jo votimi, të bëhet pa praninë e mediave. Ndërkohë ajo që ndodh dje, në të gjitha këto vite në parlament është një precedent për mua shumë i rrezikshëm. Një dhunë dhe një arrogancë që të paktën sikur të përfundonte aty ku ishim dje, gjysma e së keqes, por kur dëgjon pastaj edhe komentin dhe deklaratën zyrtare të kuvendi popullor këtu ndjen që këtu është një arrogancë në vazhdimësi, një arrogancë e cila është një alarm për shqiptarët. Të bën përshtypje se të duket se ka të njëjtin stil e mënyrë sjellje në mungesë transparence, qoftë kjo në momentin me fondet publike, qoftë kjo në raport me votimin qoftë kjo edhe me mënyrën e hyrjeve të njerëzve të panjohur apo të bodyguardëve të ministrave të cilët gjithashtu pa leje hynë në mënyrë të fshehtë brenda seancës duke krijuar një klimë bashkëpunimi.
Ardit Pulaj: Zonja Topalli keni kontaktuar me zotin Pëllumbi dhe a ju ka dhënë ai hollësi për aktin e mbrëmshëm?
Jozefina Topalli: Jo sot nuk e kam takuar zotin Pëllumbi, zotin Pëllumbi e kam takuar përpara zhvillimit të seancës plenare dhe me keqardhjen më të madhe vura re se ishte tërësisht konfuz, i paqartë, i paqartë për të dhënë shpjegime për të argumentuar, por shumë i vendosur për të vazhduar në linjën që kishte marrë tashmë.
Ndërkohë edhe deputet socialist e kanë dënuar përzënien e medias në seancën e mbrëmshme. Pse mendoni se ndodhi një gjë e tillë kur kamerat e transmetimeve direkte u përzunë.
Jozefina Topalli: Shiko aty rregullorja filloi të shkelej që në fillim të seancës, që në paraditen e ditës së djeshme ku kryetari i parlamentit në bazë të nenit 10 të rregullores ka për detyrë që të mbledhë byronë. Si bëri këtë kaloi në shkeljen e dytë. Në momentin që kryetari i grupit parlamentarë i Partisë Demokratike në emër të gjithë grupeve parlamentare të opozitës bëri një propozim për riformim të kërkesës dhe ne në tavolinat tona kishim të rifolmuaruar kërkesën për t’ia dorëzuar kryetarit të kuvendit dhe kërkonim mbledhjen e Byrosë Parlamentare për të hyrë dhe për të diskutuar ndryshimin dhe për të votuar kërkesën me ndryshimin e ri të sjellë dhe të rifolmuruar në kërkesën zyrtare, ata nuk pranuan. As që ndryshimin brenda, që është gjë që e parashikonte ligji për komisionin hetimor dhe as mbledhjen e byros parlamentare, pra shkeljet e rregullores vijnë njëra pas tjetrës deri sa përfunduan me censurimin total të votimit. Natyrisht dukë lënë një hije të madhe. Hije të madhe me praninë e bodyguardëve, hije të madhe me mënyrën e votimit. Asnjëri nga ne nuk e ka parë se si është votuar. Unë kam dëgjuar kryetarin e parlamentit që tha nuk shikoj dhe nuk di sa vota janë dhe mund të them se numrin e votave e di vetëm prej zërit të Makbules ka thënë kaq është numri i votave, ndërkohë që në kompjuter nuk ka asgjë të regjistruar. Pra kemi fshehtësi në votim në kompjuter, kemi klandestinitet dhe censurë me media, kemi bodyguard të futur brenda sallës së parlamentit.
Ardit Pulaj: Ndërkohë le ti rikthehemi zhvillimeve politike. Opozita me të gjithë situatën e acaruar duket se është e gatshme të paraqesë një terkes të rifolmuruar për komisionin, a mendoni se ngritja e komisionit hetimor ndaj Edi Ramës tashmë është e pashmangshme.
Jozefina Topalli: Absolutisht mendoj se pavarësisht nga dëshira nga vullneti dhe vendimi i tyre për ti ikur transparencës dhe kontrollit dhe hetimit, kësaj radhe ata do e kenë të pamundur. Megjithëse pavarësisht se dje ne kishim të rifolmuruar dhe gati kërkesën për ta dorëzuar, në qoftë se sot kryetari i grupit parlamentarë nuk ka arritur për ta depozituar se nuk jam lidhur me të në telefon, besoj se nesër në mëngjes kërkesa e rifolmuruar do të jetë gati dhe do të jetë e depozituar në zyrat e kuvendit. Jo se kërkesa e parë nuk ishte në funksion të ligjit kushtetues por përderisa kemi një ndërhyrje dhe një preukopim të presidentit të republikës, i cili na kërkoi ne riformulimin dhe palës tjetër ndryshimin e qëndrimit, për sa kohë ne kemi një shkelje të kushtetutës, gjë që krijon një krizë, ne kemi të gjithë vullnetin pozitiv për t’ju shmangur kësaj krize, për të bërë lëshimet tona dhe për të vazhduar në rrugën e hetimit. Ne nuk heqim dorë nga e drejta nuk mundtë hedhim 38 firmat e deputetëve në kosh sepse ato janë një pjesë e sovranitetit dhe përfaqësimit të shqiptarëve.
Ardit Pulaj: Ndërkohë në një spektër më të gjerë mes marrëdhënieve mes mazhorancës dhe opozitës, brenda një viti, humori mes opozitës dhe mazhorancës ka ndryshuar tre herë. Në prag të zgjedhjes së presidentit ju ishit gati të dilnit në shesh pastaj i falët Nanos gjashtë muajt më të qetë të karrierës së tij si kryeministër, ndërsa sot e akuzoni për shkelje të kushtetutës mazhorancën që ai drejton. Çfarë pritet të sjellin javët në vazhdim? Ndryshime në qëndrimin tuaj? Ndryshime në qeveri?
Jozefina Topalli: Është e vështirë për të thënë se çfarë ndodh nesër në Shqipëri. Gjërat më të pamenduara dhe të palogjikshme ndodhin në vendin tonë, gjithsesi unë e di se në do të vazhdojmë përpjekjet tona për ngritjen e një komisioni hetimor për kontrollin e fondeve publike dhe të ardhurave dhe do të vazhdojmë përpjekjet tona në komisionin parlamentarë, sepse është një nga kushtëzimet tona të vendosura nga jashtë dhe nga brenda dhe në të gjithë kontributin pozitiv pë të ndryshuar qeverisje në vendin tonë. Tashmë besoj se përmes socialistëve pavarësisht se nuk e thonë por me njëri-tjetrin çdo ditë që vazhdon kjo mënyrë sjellje dhe qeverisje vendi ynë po shkon gjithnjë e më thellë në humnerë.
Ardit Pulaj: Zonja Topalli faleminderit për këtë bisedë në studio!
Jozefina Topalli: Unë ju falënderoj!
Ardit Pulaj: Të nderuar shikues në “Pikat mbi i” të ditës së sotme ishim me nënkryetaren e parlamentit Jozefina Topalli./tvklan.al