Brukselit i është shtuar edhe një koleksion i madh mural ku në qendër të vëmendjes qëndron afro – amerikani George Floyd, i cili humbi jetën në Mineapolis të Shteteve të Bashkuara.
Artisti i rrugës belgo-kongolez Novadead, emri i vërtetë i të cilit është Julien Crevaels, për portretin e Floyd punoi rreth 1 javë afër një nënkalimi. Muralja ka në përbërje fytyren e afro-amerikanit, disa copëza natyre dhe një trëndafil.
Sipas Julien, kjo pikturë është një kujtim absurd, ku racizmi sot po përhapet kudo e ku njerëzit me ngjyrë po dhunohen e po vriten çdo herë e më shumë.
Crevaels dallohet për pikturat e tij të cilat në shumtën e herëve i bën nëpër mure të cilat mbartin një histori të veçantë. Vendet ku Novadead ka realizuar portrete janë në Francë, Luksemburg, Holandë dhe SHBA.
Ngjyrat rozë, lejla, portokalli dhe gri në fytyrën e Floyd përshkruajnë më së miri komunitetin afro-amerikan që gjithmonë ka qenë dhe është i diskriminuar.
Vetë muri është pronë e Brukselit në kryeqytetin belg, që ka si qëllim të tregojë të gjithë viktimat e racizmit. Në Bruksel ndodhen rreth 150 murale mes të cilave ndodhen edhe veprat e tjera të Julien.
Vrasja e George Floyd nga një polic ngjalli një reagim të ashpër global jo vetëm në SHBA por në të gjithë botën. Edhe në Belgjikë qytetarët hoqën statujën e Mbretit Leopold i Dytë i cili në fundvitet 1800 deri më 1908-ën urdhëroi masakrimin e miliona afrikanëve të Kongos. Statuja kundër racizmit u hoqën dhe u vandalizuan në Britani, Amerikë etj.
Klan Plus