Massimiliano Allegri kërkon fitore nga Juventusi në sfidën kundër Milanit, pasi kjo i jep mundësi “Zonjës së Vjetër” që të besojë te vendi i dytë. Por tekniku i bardhezinjve e di se me “Djallin” nuk do të jetë e lehtë në Torino.
“Juventus-Milan gjithmonë është një ndeshje e bukur dhe e rëndësishme! E bukur për t’u luajtur, pasi është një përplasje e drejtpërdrejtë! Milani është një ekip i fortë, i stërvitur mirë dhe me lojtarë cilësorë. Arritja në finalen e Kupës së Italisë do të thotë se kemi arritur pjesërisht një objektiv. Tani kemi tre sfida të rëndësishme përpara finales për të fituar sa më shumë pikë për të hyrë në Ligën e Kampioneve.”
I ardhur nga eliminimi në Ligën e Europës dhe humbja në derbi, Milani kërkon një fitore ndaj “Zonjë së Vjetër” për të blinduar vendin e dytë.
Trajneri Stefano Pioli shprehet në koferencën për shtyp se objektivi është fitorja.
“Fokusi ynë është vendi i dytë, duhet të rikthehemni e të fitojmë sërish! Kemi kaluar 10 ditë delikate! Ne po vuajmë nga kjo situatë, por kemi për detyrë të ngrihemi dhe më pas të bëjmë paraqitjet tona më të mira në fushë. Duhet të lufotjmë, duhet të japim maksimumin sikur të ishte ndeshja e fundit.”
Në fund, tekniku 58 vjeçar ka thumbuar Interin, duke vënë në pah faktin se zikaltrit prej katër viteve janë ekipi më i fortë në Serie A, por kanë fituar vemtë dy herë titullin kampion.
Klan News