29-vjeçari Shpëtim Herri është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi është kapur me një sasi kokaine, si dhe një pistoletë. Ai rezulton i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte policia gjeti një armë zjarri, 1 krehër me 6 fishekë, lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe tre aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin tip “Volkswagen”.
Herri do të përballet në gjykate për 2 vepra “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Klan News