Në zgjedhjet e 11 majit 2025 është shtuar një element kyç: vota e diasporës që do të ketë një ndikim të madh në rezultatin e tyre. KQZ ka vendosur tashmë në dispozicion platformën e regjistrimit ku votuesit kanë afat deri më 4 mars të dorëzojnë aplikimet online.
Taulant Balla, drejtuesi politik për diasporën në PS parashikoi gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në “Opinion” në Tv Klan pjesëmarrjen e votuesve emigrantë në zgjedhjet e 11 majit.
Taulant Balla: Janë 3.7 në total. duke iu referuar censusit dhe duke hequr ata nën 18 vjeç, unë besoj që 1.9 janë zgjedhës që ndodhen në Shqipëri dhe 1.7 janë zgjedhës që ndodhen jashtë SShqipërisë. Nga ata 1.7 unë i bashkohem thirrjes tuaj, do të doja që të kishte një pjesëmarrje sa më të madhe. Është e vërtetë që koha ka qenë e shkurtër për informimin, në Ankona, sapo kemi mbaruar një takim me disa bashkatdhetarë në një qytezë ku ndodhen më shumë se 1000 bashkatdhetarë dhe pjesa më e madhe prej tyre nuk kishin informacion, por në vlerësimin tim do të shkojë përtej 200 mijë numri i të regjistruarve./tvklan.al