Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Një i ri mbeti i plagosur me armë zjarri orët e para të së martës në Durrës. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, në fshatin Gjuricaj, Ishëm, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

I plagosur nga kjo ngjarje mbeti një 36-vjeçar, i dënuar më parë për dhunim banese, kryer në bashkëpunim. Ai mësohet se ka marrë një plagë në këmbë dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autoritetet policore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes. Ai është një 40-vjeçar nga Mirdita, i shpallur tashmë në kërkim./tvklan.al