Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Burrë e grua përfunduan të plagosur në spital, pasi kjo e fundit tentoi të vriste të shoqin. Ky është versioni i parë që dha policia e Tiranës pak çaste pasi B. O. me një plagë në shpatull dhe bashkëshorti i saj Skënderi 32 vjeçe një plumb në krah, u përcollën për në Spitalin Ushtarak.

Sipas ekspertëve në vendin e ngjarjes, Brunilda nënë e një fëmije, ka shkuar në dhomën e gjumit për të marrë pistoletën e të shoqit, inspektor krimesh në komisariatin nr.1 të Tiranës, por është ndaluar nga i shoqi në çastin fatal. Si pasojë, ara është shkrehur dy herë dhe ka plagosur burrë e grua.

Gruaja është përmendur në spital dy orë pas ngjarjes. Mjekët thanë, se ajo ka humbur mjaft gjak, megjithatë gjendja shëndetësore nuk paraqet rrezik. Plagë më të lehtë ka marrë bashkëshorti edhe ky jashtë rrezikut për jetën. Gjithnjë sipas policisë, gruaja ka pasur kohët e fundit probleme serioze nervore. Policia mori në pyetje edhe fqinjët e të plagosurve, banues pranë Unazës së Re dhe është në pritje të sigurojë dëshminë e çiftit që i shpëtoi tragjedisë./tvklan.al