Një person mbeti i plagosur me armë zjarri mesditën e kësaj të mërkure në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Princ Vidi”, në zonën e Kasharit.
Sipas asaj që raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, i plagosur nga të shtënat ka mbetur Ervin Nela. Ai ka marrë një plumb në pulpën e këmbës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sa i përket autorit të dyshuar ai është Mario Nela, kushëri me të plagosurin. Momentalisht mbetet i paqartë shkaku i konfliktit. Hetuesit pritet të marrin në pyetje në spital të plagosurin./tvklan.al