Kryeministri Rama thotë se PS-ja duhet të matet jo me ata që duan t’i kapin, por me majën ku duhet të ngjiten. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, kryeministri Rama është shprehur se nuk duhet t’i harrojnë asnjëherë planet për një Shqipëri ambicioze në vitin 2030 teksa shton se e tillë duhet të jetë edhe Partia Socialiste.

Edi Rama: Garantimin e pozicionit të ri ndërkombëtar të Shqipërisë. PS nuk është këtu sot për t’u matuar me ata që janë të mundur pa u nisur fare, por është këtu për t’u matur me nevojën për të garantuar pakthyeshmërinë e progresit, për të garantuar modernizimin social të vendit, për të garantuar që ky pozicion i ri i Shqipërisë të mos jetë rezultat i një periudhe kohore të një force politike në qeverisje dhe të kthehet aty ku ishte, por të kthehet në një profil të konsoliduar të Shqipërisë në një mendësi të re të të gjitha institucioneve në marrëdhënie me botën dhe në një qoshe të vetë diplomacisë tonë dhe të bëhet pjesë e zakonshme e të qenurit të në krye të këtij vendi.

E rëndësishme që puna që kemi nisur, anëtarësimet e reja, të vazhdojë për të vijuar me durim komunikimin lidhur me rolin historik që ka sot PS-ja dhe peshën për ta kryer këtë rol çdo anëtar i saj. Ne jemi në rrugën e duhur, ne po i hedhim hapat sipas planeve që kemi, nëse ne duam që ta arrijmë në vitin 2030, Shqipëria përveç të tjerave të jetë një vend i gatshëm që i plotëson kriteret për të qenë anëtar i BE, ne duhet të matemi jo me ata që duan të na kapin, por me majën ku duhet të ngjitemi dhe për këtë arsye, e rëndësishme që të gjithë të mos i harrojmë asnjë ditë objektivat tona për Shqipërinë 2030 ambicioze dhe prandaj na duhet një PS shumë ambicioze./tvklan.al