Një anëtar i ri në familje është në planet e kryebashkiakut Erion Veliaj. I ftuar këtë mëngjes të Ditës së Verës në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Veliaj tha se Kajan dëshiron shumë një motër ose vëlla. “Në ato ujëra jemi” u shpreh kryetari i bashkisë pa zbuluar asnjë detaj tjetër.
Aldo: Unë mezi të pres ty në qershor mos ndoshta kemi ndonjë haber të ri se në qershor jep ndonjë lajm ti…
Erion Veliaj: Për shkollat?
Aldo: Jo, “gëzuar 1 Qershorin nga ne të tre”, e mban mend atë? Ah, ku rreh lepuri!
Erion Veliaj: Me shpresë.
Aldo: Lajmin dy e kapëm, e rregullojmë vetë lajmin mos u mërzit.
Erion Veliaj: Kajan ka kohë që kërkon një vëlla dhe një motër dhe mami e babi ia kanë premtuar, kështu që me shpresë.
Aldo: Shpresoj që s’kam djegur ndonjë surprizë.
Erion Veliaj: Në ato ujëra jemi, kështu që të shohim./tvklan.al