Sezonit turistik po i vjen fundi. Kjo shihet dhe në plazhin e Durrësit një nga më të frekuentuarit nga qindra e mijëra pushues. Ndërsa privatet “fërkojnë” duart nga fitimet e majme të arritura në këtë sezon ,arka e turizmit shtetëror vazhdon të mbetet e zbrazur zbrazëti që ka nisur disa vite më parë.

Kompleksit turistik të plazhit dikur krenaria e turizmit shqiptar me të drejtë i bëjnë karshillëk këto hotele e komplekse pushimi të ngritura vetëm një vit më parë, megjithëse shteti është ende pronar i disa trojeve ku ato janë ndërtuar. Ky karshëllëk është dhe më i dukshëm në zonën ranore ku plazhet private të sistemuara janë shumë larg atyre publik ku ka më shumë plehra e shishe sesa njerëz.

Thuajse projektet në turizëm janë të shumtë nëse do tu ndryshojnë pamjen bregdetit shqiptar dhe do tu rikthejë emrin njëherë e mirë turizmit të shtetit, atëherë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim./tvklan.al

Gazetar: Teodor Keko