Lajme Arkiva 2003
Plazhi i Shëngjinit është kthyer në një vend grumbulli plehrash. Pushuesit vendas por edhe ata që frekuentojnë këtë plazh të vogël e të qetë e kanë të vështirë ta ndajnë atë nga zonat e tjera të ndotura.
Moti i mirë i ditëve të fundit tregoi se sezoni i plazhit këtu ka filluar, por e gjithë sipërfaqja e rërës është mbuluar me mbeturina. Deri më tani ndërmarrja komunale e qytezës së Shëngjinitt nuk ka marrë asnjë masë.
Kryetari i Komunës së Shëngjinit është shprehur se janë siguruar 2 milionë lekë fonde për pastrimin e plazhit për këtë sezon, por sezoni ka nisur dhe do të përfundoj pa u marrë vesh se kur dhe ku do të shkojnë paratë e dhëna për këtë punë./tvklan.al