Partia Lëvizja Legalitetit ka paraqitur para elektoratit 32 kandidatët e qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 28 qershorit. Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe princi Leka.
Ekrem Spahiu: “PLL ndihet krenare për historinë e saj. Filozofia jonë ndërtoi shtetin modern shqiptar dhe qeverisi vendin me vite të ndritura 1928-1939 nën drejtimin e mbretit Zogu I. Është po ajo filozofi që sot qeveris vendet më të zhvilluara të botës e që ne e kemi në genin tonë. Në venat tona rrjedh gjak blu i cili nuk e humbi ngjyrën edhe atëherë kur diktatura përskuqi gjithçka. Pasi rezistuam me stoicizëm diktaturës komuniste për 45 vjet në ishim të gjithë të përfshirë në Lëvizjen Demokratike për rrëzimin e diktaturës komuniste. Ne ishim në skalionin e parë në zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991 dhe kontribuues në fitoren e demokracisë në 22 mars 1992.”/tvklan.al
Gazetar: Endrit Sauku