Mjekët: Në situata të tilla të përdoret maskë
Pluhuri saharian që mbuloi Shqipërinë para pak ditësh ka rënduar gjendjen shëndetësore tek pacientët alergjike dhe asmatikë, por dhe ata me sëmundje të tjera kronike, me probleme kardiake apo të mushkërive.
Mjekët alergologë thonë se pas atij fenomeni ka pasur një fluks të shtuar për shkak të grimcave të plurit.
“Na solli vështirësi të frymëmmarrjes jo vetëm ne që nuk jemi alergjikë por solli një fluks të madh pacientësh të cilët ankoheshin për vështirësi në frymëmarrje. Pluhuri saharian por edhe smogu i përditshëm janë faktorë rëndues dhe japin simptoma edhe më agresive. Madje edhe tek asmatikët”.
Gjendja sipas bluzave të bardha tek këta pacientë u rëndua edhe për shkak të bashkimit të grimcave të pluhurit dhe poleneve të stinës në rrugët e frymëmarrjes.
Për këtë arsye mjekët rekomandojnë që në situate të tillla të shmanget dalja në rrugë, ose të përdoret maskë si një faktor mbrojtës.
Tv Klan