Ngjan me skena apokaliptike, por kjo ishte situata në Athinë pasditen e së martës teksa pluhuri saharian i ardhur nga Afrika mbuloi kryeqytetin e Greqisë dhe disa qytete të tjera në vend.

Pluhuri me densitet të lartë i dha një ngjyrim portokalli në të verdhë Athinës, një fenomen që autoritetet greke e konsiderojnë si më të keqin prej vitit 2018.

Kjo mjegull sahariane kufizonte ndjeshëm dukshmërinë, ndërsa shkaktonte probleme edhe në rrugët e frymëmarrjes së qytetarëve.

Ditën e sotme pritet përmirësim i situatës, sipas meteorologëve grekë.

Shkretëtira e Saharasë lëshon 60 deri në 200 milion ton pluhur mineral në vit, një pjesë e të cilave bien në tokë, ndërsa grimcat më të vogla udhëtojnë mijëra kilometra duke arritur deri në Europë.

/tvklan.al