“Sy m’Sy” me qytetarët në rrjetet e tij sociale, Kryeministri Rama shprehet se në ditët e sotme në Shqipëri po luftohet shumë më shumë fenomeni i korrupsionit. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama thotë se më në fund po bëhet një shtet shqiptar i së drejtës.

Edi Rama: Luftë shumë më shumë ndaj korrupsionit. Prokurorëve ju është dhënë liri dhe pavarësi, është një epokë tjetër. BE po na konsideron si anëtarët e tij të rinj sepse jemi shumë seriozë. Unë kam pasur në qeveri afro 60 ministra që nga viti 2013.

Nëse ne kemi krijuar kapacitetin shtetëror për të goditur fenomenin kanceroz të korrupsionit, pavarësisht pozicionit të njërit apo tjetrit, kjo është për të marrë frymë. Më në fund u çliruam nga makthi ku drejtësia nuk vepronte kurrë ndaj atyre që kishim në pushtet.

Ky është vullnet i hekurt për t’u përballur me një sëmundje duke pranuar se kjo sëmundje prek edhe ata që qeverisin. Qeverisja të jetë e çliruar nga tentakulat e korrupsionit. Më në fund po bëjmë një shtet të së drejtës, ku të gjitha janë të barabartë para ligjit. Kush po e bën Ndoc Rroku?

/tvklan.al