Tërmetet e njëpasnjëshme kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave në ishullin grek të Santorinit.
Ishulli është në situatë alarmante për shkak të mbi 200 tërmeteve që kanë rënë në më shumë se 24 orët e fundit.
Disa prej tërmeteve kanë qenë edhe mbi 4 ballë.
Pasojat e lëkundjeve të vazhdueshme sizmike me epiqendër në det, kanë dhënë pasojat e para.
Siç shihet në pamjet e mediave greke, në zona të caktuara të ishullit ka rrëshqitje të dherave.
Sizmiologët kanë paralajmëruar prej 2 ditësh banorët për aktivitet të shtuar sizmik në ishull dhe zonën përreth. Qytetarët e Santorinit e kaluan natën jashtë, ndërsa një pjesë e tyre janë larguar.
Në vendngjarje ndodhen edhe ekipet e emergjencave për çdo rast që mund të krijohet.
Autoritetet greke po e mbajnë nën monitorim situatën, teksa gjatë ditës së sotme janë shënuar shumë tërmete të tjera në Detin Egje me magnitudë deri në 4.9.
Santorini njihet për aktivitetin vullkanik dhe sizmik. Për shkak të tërmeteve të panumërta në det, ekziston frika edhe për cunami, jo vetëm në brigjet greke, por edhe në ato turke për shkak të afërsisë.
🌋 Βρυχάται η γη κάτω από την Σαντορίνη έχουνε ξεκινήσει από τις πρωινές ώρες κατολισθήσεις στην Καλντέρα pic.twitter.com/d47Alroqp1
— Forecast Weather Greece (@ForecastGreece) February 3, 2025
/tvklan.al