Nata e tretë të spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me debate, tensione dhe surpriza të shumta, teksa Saimirin zgjodhi për takim në SPA disa vajza dhe la disa të tjera.

Një nga vajazat e zgjedhura për takim këtë herë ishte edhe Kejda, e cila u shpreh se është ndjerë pak në siklet për shkak të ambientit.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, ajo ka thënë se pavarësisht të gjithave takimi shkoi mirë dhe Saimiri e ka bërë të ndihet komforte.

“Unë e prisja një takim nga Saimiri. Jam ndjerë pak në siklet për pjesën e ambjentit dhe ekspozimit, por si takim shkoi mirë. Saimiri të bën të ndihesh shumë mirë, është shumë i sjellshëm dhe të bën të ndihesh shumë komode. Nuk më bëri ndonjë pyetje të sikletshme”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, e pyetur nëse ka arritur ta njohë sado pak 33-vjeçarin, Kejda është shprehur se takimi ishte shumë i shkurtër për ta njohur por pati një ndjenjë mes tyre.

“Jo shumë sepse ai ishte një mini-takim, por që ato mendime që i kisha për të i vërtetova. Që ishte një ndjenjë e momentit ishte, por për kiminë nuk e di se duhet më shumë kohë ta shohësh kiminë. Po lutesha të mos më zgjidhte në fakt se isha në siklet”, ka thënë Kejda.\tvklan.al