Ish-ministri i parë i Skocisë, Alex Salmond, ka vdekur papritur teksa mbante një fjalim në një aktivitet në Maqedoninë e Veriut.

69-vjeçari u ndje keq dhe u rrëzua gjatë fjalës së tij. Mjekët më pas konstatuan vdekjen e Salmond.

Alex Salmond udhëhoqi Skocinë në prag të pavarësisë. Ai mbajti detyrën e ministrit të parë të Skocisë, një post ky që asociohet me atë të Kryeministrit, që prej vitit 2007. Ai dha dorëheqjen nga detyra pasi dështoi të arrinte pavarësinë e Skocisë në referendumin e mbajtur në vitin 2014.

Ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta i ka shprehur edhe Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, që 69-vjeçarin e konsideroi si “figurë monumentale” për më shumë se 30 vite.

/tvklan.al