Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, rezervoi shumë surpriza dhe të papritura, teksa Saimiri i ftoi vajzat në takim grupi në SPA.
Nën atmosferën e argëtimit, 33-vjeçari ka zgjedhur të bëjë edhe disa takime të shkurtra, ku zgjodhi Kejdën, teksa kishte vënë re karakterin e saj të tërhequr.
Programi “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, sjell takimin e plotë mes Kejdës dhe Saimirit duke qenë se të hënën u transmetua vetëm një pjesë e shkurtër.
Veç të tjerash dyshja kanë folur për karakterin e tyre, teksa Saimiri ka theksuar se nuk i toleron gënjeshtrat.
Saimiri: Gëzohem që më në fund kemi një takim bashkë sepse doja që të flisnim nga afër. Kur dëgjova që punon në radio, u habita sepse thashë un s’ja kam dëgjuar zërin asnjëherë, ajo s’ndihet fare.
Kejda: Në momentin që unë nuk jam pjesë e një diskutimi të caktuar, nuk e kam atë tip që të afrohem apo të futem shumë. Jam stepur pak më shumë. Kjo është arsyeja. Jam pak indiferente por jo e urtë siç mund ta kesh menduar ti. Për shembull diskutimet ku un mund të jap një mendim, patjetër që futem dhe jam e para që dua ta jap një mendim. Unë mendoj se edhe pas përfundimit të këtij spektakli ti nuk besoj se do arrish të njohësh dikë 100%. Në jetën e përdisthsme duhet shumë kohë që njerëzit të njihen, kështu që ti thjesht do krijosh një përshtypje të parë për të gjitha nga vajzat dhe do vendosësh se çfarë ty të pëlqen më shumë lidhur me karakterin tënd. Të gjitha vajzat e kanë nxjerrë nga një tipar kryesor, për shembull unë siç e ke vënë re jam pak indiferente, njëra është pak më hiperaktive, njëra pak komplekse, e kupton?
Saimiri: Unë kërkoj edhe nga ju që të bëheni pak më aktive sepse unë e kam shumë të vështirë me 18 vajza… unë përpiqem që atë kohë që kam ta ndaj me të gjitha nga pak për ti njohur. Unë doja patjetër ta kisha një takim me ty për të të njohur më nga afër që të marr një mendim në fund.
Kejda: Të falenderoj sepse edhe unë e doja edhe në qoftë se unë mund të iki apo nuk e di, është shumë minimale që ne ta kishim një mini-takim. Unë e kisha pak kompleks këtë pjesën që do dilnim kështu pa make-up, por mi hoqe ti të gjitha komplekset, jam më rehat tani. Nuk bëj shumë hapa për të shkuar tek dikush.
Nëse ti nuk do bëje takim me mua nuk do bëja shumë gjëra për të të tërhequr vëmendjen ty. Sigurisht që ne këtu për ty jemi, por unë kam karakterin tim në fund të ditës dhe nuk mund të dal nga karakteri im vetëm për të tërhequr vëmendjen e dikujt.
Saimiri: Unë e bëra hapin e parë që të zgjodha në takim. Tani do shohim takimet e tjera si do veprojë Kejda ose çfarë sjellje do ketë për të më dhënë mua pak vëmendje.
Kështu që mos e merr për keq këtë që jo po smë foli ai i pari do jem e tërhequr, sepse unë përpiqem dhe kur dikush tërhiqet unë edhe nuk e shoh sepse të tjerat dalin para dhe…Un dua që të jeni të sinqerta, jo t’i bëni gjërat për t’u dukur. Mua po më gënjeve njëher të vë vizën direkt, nuk bëhem më
Kejda: Këto mendoj se janë gjëra që askush nuk i toleron
Saimiri: Je xheloze për vajzat e tjera kur unë dal me to në takim? Të shqetëson kjo gjë?
Kejda: Përderisa jemi pjesë e këtij formati, këtu jo. Nëse do ishim jashtë po. Edhe po të të them unë që jam xheloze ti do e bësh prap.
Saimiri: Më bëhet qejfi që e bëmë një takim sepse arrita të krijoj pak idenë për ty. Tani shihemi në takimet e tjera që të njihemi pak më mirë dhe të ndihesh më komode.\tvklan.al