Një emigrant nga Gambia është arrestuar në Napoli gjatë një operacioni kundër terrorizmit.

Sipas medias italiane ANSA, emigranti emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, kishte kërkuar azil politik në Itali, por praktika për dhënien ishte ende në vlerësim.

Arrestimi i tij u bë në bazë të hetimeve të koordinuara nga Prokurori publik, kishte informacione se emigranti po planifikonte një sulm terrorist. Nuk dihen ende detaje, se në çfarë qyteti ishte planifikuar sulmi.

/tvklan.al