Lajme Arkiva 2003
Policia e Portit të Durrësit sekuestroi më shumë se 20 kilogram heroinë të fshehur në dy automjete me targa të Kosovës. Burimet e policisë që konfirmuan lajmin tha se malli kishte destinacion Italinë.
Personat e ndaluar janë H. H. 35 vjeç dhe B. A. 30 vjeç me kombësi kosovare. Policia e Durrësit bëri të ditur se ata janë rezident në Dortmund të Gjermanisë dhe se dyshohet të kenë lidhje në trafikun e drogës.
Sasia e fshehur në automjetet e tyre u zbulua nga qeni antidrogë rreth orës 19:00, kohë në të cilën po bëhej imbarkimi i pasagjerëve dhe automjeteve në tragetin “Palladio” i cili nisej në orën 20:00 për në portin e Ankonës.
Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë, të antidrogës dhe të prokurorisë të cilët pritet të japin nesër përfundimet e ekspertizës mbi llojin e drogës, si edhe hollësi të tjera për organizatorët e trafikimit të saj./tvklan.al