Pogradec- Policia ka ndaluar dy persona të shpallur në kërkim, njëri prej të cilëve i dënuar me 12 vjet burg dhe tjetri i dënuar me 8 vite burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike, të kryera në bashkëpunim”.

Në pranga kanë rënë Nexhip Ibrahimllari, 37 vjeç, banues në Velçan,Maliq dhe Emanuel Çyçllari, 27 vjeç, banues në Porodinë, Korçë.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, e ka dënuar Ibrahimllarin me 12 vjet burg dhe Çyçllarin me 8 vjet burg për veprat penale të mësipërme, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 30.10.2015 , ku në fshatin Velçan, Maliq, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 722.5 kg lëndë narkotike kanabis.

Gjithashtu për të dy personat është vendosur edhe masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim” në lidhje me ngjarjen e datës 20.08.2018, të ndodhur në territorin e fshatit Velçan, ku gjatë një operacioni u godit një grup kriminal në fushën e kultivimit të narkotikëve, të cilëve iu gjetën të kultivuara dhe iu asgjësuan një sasi bimësh të dyshuara kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al