Pogradeci është gati të presë vizitorët e sezonit të verës. E gjithë vija bregliqenore nga Tushemishti deri në Lin është pastruar dhe sistemuar.

Ndryshe nga vitet e kaluara, për këtë sezon turistik, bashkia ka rritur hapësirat e plazheve publike. Ato do të jenë në zonat më të frekuentuara nga pushuesit duke zënë 40% të sipërfaqes, në raport me plazhet private.

Prej muajit Prill, shumica e strukturave akomoduese janë rezervuar. Pogradeci preferohet jo vetëm nga turistët vendas, por edhe të huaj, kryesisht nga Gjermania, Çekia, Spanja, Franca.

Oferta turistike e Pogradecit këtë sezon synon të përfshijë veç liqenit edhe atraksionet natyrore malore dhe trashëgiminë kulturore të zonës.

Bashkia e Pogradecit ka përgatitur një kalendar të pasur aktivitetesh kulturore dhe sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, të shtrira nga Qershori deri në Shtator.

Tv Klan